Te Katra Motrat Mbreteresha

Te Katra Motrat Mbreteresha

B14680
1.200 Lekë
Sherry Jones
ISBN: 9789928169327
Publisher: Morava
Publication Year: 2013
Number of Pages: 486

Unë, Beatrisa e Savojës, jam nëna e katër mbretëreshave. A ka ndonië grua tjetër në histori që mund të thotë të njëjtën gjë? As edhe një, ju garantoj, dhe as do të ketë asnjëherë. Por vërtet që po mburrem. Pse të mos e bëj? Mos vallë u ngjitën rastësisht deri në majat e sundimit vajzat e mia? Gruaja nuk arrin dot asgjë në këtë botë burrash, po nuk komplotoi me kujdes. Planet për bijat e mia i nisa t'i hartoja qëkur ende nuk kisha arritur të përkundja në krahë me të madhen prej tyre, Margaritën. Meqë për vajzat e mia doja vetëm suksesin, i mësova si të ishin djem, i pajisa me fuqinë e vërtetë me atë lloj fuqie, që buron nga brenda. Po të mundesha, do ti kisha bërë edhe mbretër. Por bëra nëna mbretërish. Me tepër se kaq nuk mund të bëja për to dhe për familjen e Savojës për familjen time tani dhe në të ardhmen. Familja është gjithçka. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjitha lidhjet e tjera mund të thyhen miqësia, martesa, edhe mbretërimi përvec lidhjeve familiare. Ky është mësimi i dytë që iu mësova vajzave të mia: familja vjen e para. Për fatin tim të keq, fjalet e mia nuk iu benë dot vathë në vesh dhe i mori era, si farat e hedhura mbi token e gurtë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.