Keini Dhe Abeli

Keini Dhe Abeli

B15176
1.400 Lekë
Jeffrey Archer
ISBN: 9789928060785
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2014
Number of Pages: 732

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës. Historia zë fill në 15 prill 1906, kur ata erdhën në jetë, njëri nga një familje që jetonte në luks dhe tjetri nga bota e skamjes. Është historia e bankierit Uilliam Lovëll Kein nga Bostoni dhe e emigrantit polak Abel Rosnovski.
Edhe pse njëri është rritur mes librave e pasurisë, ndërsa tjetri mes luftës për egzistencë, kanë të njëjtën ëndërr, të sundojnë me çdo kusht botën e parasë. Janë ambiciozë, të fuqishëm, të pamëshirshëm, të yshtur nga urrejtja e pashterur e të pajtuar nga fati për të shpëtuar–dhe përfundimisht për të shkatërruar–njëri-tjetrin.
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm. Uilliam Kein trashëgon nga familja një bankë të fuqishme dhe e shtyn atë edhe më shumë drejt suksesit.
Rrugët e tyre kryqëzohen vetëm një herë në jetë dhe ky takim fatal shënon ditën e fillimit të armiqësisë, urrejtjes së verbër dhe marrjes së vendimit për të mos u tërhequr deri në shkatërrimin e plotë të njëri-tjetrit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.