Perandoresha E Nates

Perandoresha E Nates

B15533
1.000 Lekë
Eva Stachniak
ISBN: 9789928169594
Publisher: Morava
Publication Year: 2014
Number of Pages: 463

Në romanin e ri magjepsës të Eva Stachniak-ut, Katerina del në qendër të skenës, ndërsa e rijeton ngjitjen në fron, sundimin mbi një perandori të tërë dhe sakrificat që e bënë gruan më të frikshme dhe imponuese të kohës së saj. Sapo libri zë fill, kuptohet që sovrania karizmatike është në orët e saj të fundit. Nga thellësitë e nxehta të mendjes së saj, Katerina risjell në kujtesë trajektoren vendimtare të jetës së saj të turbullt: stazhin e pasigurt si dukeshë e madhe e Rusisë, uzurpatorët që kërkonin t’i merrnin kurorën, miqtë që kërkonin më tepër nga sa ajo ishte e gatshme t’u jepte dhe betejën e saj për ta ditur se kujt t’i zinte besë dhe kë të mashtronte, që të siguronte mbijetesën. “Ne zihemi për pushtetin, jo për dashurinë,” do t’i shkruante Katerina dashurisë së madhe të jetës së saj. Ajo mësoi se pushteti ka të bëjë me vendosmërinë, strategjinë dhe drejtimin; dashuria ndonjëherë duhet të jetë dytësore. I shkruar në mënyrë madhështore, me hollësi të gjalla dhe prozë lirike, “Perandoresha e natës” është një roman tejet intim për një grua që ka në dorë fatin e saj dhe që duhet të drejtojë pikëllimet, triumfet dhe shpresat e shpirtit të saj dhe të kombit të vet.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.