Sara

Sara

B15562
1.000 Lekë
Marek Halter
ISBN: 9789995612238
Publisher: Elve
Publication Year: 2013
Number of Pages: 286

"Një ditë, po pyesja veten nëse mungesa e perspektivës femërore në Bibël mos ishte vallë burimi i të gjitha keqkuptimeve që ngrenë pyetje të shumta dhe debate ndërmjet njerëzve. Kështu, u përpoqa ta lexoj Biblën nëpërmjet grave të saj. Papritmas gjithçka ndryshoi. Ngjarjet historike rifituan vendin e tyre dhe të pavërtetat u zhdukën." -M. H. ... Për mua, cikli i stinëve është rrotulluar rreth vetes për një kohë të gjatë, pa lënë gjurmë. Ditët iknin njëra pas tjetrës, kurse në trupin tim nuk ndihej ndonjë ndryshim. Kjo zgjati me vite e vite të tëra. Atëherë, nuk më quanin ende Sara, por Sarai. Për mua thoshin se isha më e bukura ndër gratë, se kisha një bukuri që të ngjallte frikë, po aq sa të tërhiqte. Një bukuri kjo, që e joshi Abrahamin që kur më pa për herë tëparë. Një bukuri, e cila nuk vyshkej, një bukuri trallisëse dhe e mallkuar, si një lule që kurrë nuk do të çelte sythe. Nuk kalonte asnjë ditë pa e urryer këtë bukuri, e cila nuk më shqitej më... Cila është historia e gjatë e kësaj gruaje të bukur, e cila shoqëroi Abrahamin, babain e monoteizmit, në rrugët e Kanaanit, Mesopotamisë dhe Egjiptit? Grua e dashur e një burri të ngarkuar nga Perëndia për të krijuar një popull të madh, Sara, nëpër të gjitha sprovat e infertilitetit: ndjenjës së fajësisë, përbuzjes, tradhëtisë bashkëshortore, zgjedhjes së adoptimit ose e nënës mbartëse ... Pasionante dhe tronditëse, ajo është një nga heroinat më moderne të Biblës.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.