Dicka E Shkruar

Dicka E Shkruar

B15690
850 Lekë
Emanuele Trevi
ISBN: 9789994303687
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2014
Number of Pages: 236

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi ‘Pier Paolo Pasolini’. Në atë labirint letrash të mbyllura në një pallat të madh në lagjen ‘Prati’ mbretëron Laura Betti, një noprane e madhe që po i perëndon ylli: por takimi me heroinën e çartur të këtij libri, e vetëquajtur e megjithatë trashëgimtare e mirëfilltë shpirtërore e poetit friulan, për djaloshin ka vlerën e një takimi të vërtetë me Pasolini-n, njëlloj sikur autorja e Teoremës të ishte ngjizur, të ishte pushtuar nga prania e tij e gjallë, nga itinerari privat prej eksperimentuesi të zjarrtë seksual dhe nga ndodhia e tij publike e artit, herezisë dhe provokimit.Diçka e shkruar” rrëfen linjën e hijes së kësaj molepsjeje dhe shkëputjen e pashmangshme prej saj – një shkëputje nga adoleshenca dhe një epokë e tërë; por rrëfen edhe një ngjarje tjetër, atë të njohjes fillestare me misteret, të hyrjes në sekretet e fshehta dhe të përjetshme të jetës.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.