Papesha Joane

Papesha Joane

B16301
600 Lekë
Emanuel Roidis
ISBN: 9789928113335
Publisher: Zenit
Publication Year: 2015
Number of Pages: 204

"Papesha Joanë", ndonëse një titull i padëgjuar për lexuesin tonë, është një nga romanet më të rëndësishëm të letërsisë së re greke dhe, pa dyshim, më i lexuari e më i përfoluri. E shkroi një tridhjetëvjeçar nga Ishujt Ciklade dhe suferina që shkaktoi, qysh nga viti 1866 kur u botua, ende nuk është platitur.
Ndërsa, deri atëherë, njihej vetëm si përkthyes i një libri të Chateaubriand – it dhe si autori i disa shkrimeve të natyrës publicistike në shtyp, "Papesha Joanë" do ta dënonte Emanuel Roidisin me njohje të gjithandejme.
Asnjëherë nuk ka qenë gjë e lehtë për një shkrimtar t'i kundërvihet çfarëdolloj pushteti, por në Athinën e asaj kohe Roidisi duhet të jetë ndjerë, pak a shumë, si Joyce – i, më vonë, në Dublin.
"Papesha Joanë" e kishte bërë vërtet mjaft të njohur në Europë (brenda tre vjetësh romanit iu bënë shtatë botime në frëngjisht, kurse në anglisht deri në fund të shekullit XIX iu bënë dy përkthime), por e kishte shpërblyer edhe me urrejtjen e bashkatdhetarëve.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.