Pianisti

Pianisti

B17393
800 Lekë
Wladyslaw Szpilman
ISBN: 9789928217103
Publisher: Dituria
Publication Year: 2016
Number of Pages: 224

Më 23 shtator 1939, Vlladisllav Shpilmani, një pianist i ri nga Varshava, po luante në piano teksa jashtë shpërthenin predhat. Ishte emisioni i fundit muzikor i drejtpërdrejtë nga Varshava: atë pasdite, një bombë gjermane shkatërroi radiostacionin dhe Radioja Polake ndërpreu transmetimin. Lufta e futi qytetin në tmerrin e pushtimit nazist, grumbullimin e hebrenjve, fillimin e bastisjeve. Gjithë familja e muzikantit dhe shumë prej miqve të tij mbetën të vrarë, por ai mbijetoi mrekullisht mes gërmadhave të Varshavës. "Pianisti" është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri. Në fund, një oficer gjerman i shpëtoi jetën Shpilmanit, pasi ky luajti Nokturnin në do diezis minor të Shopenit, në një piano të gjetur mes rrënojash. Me të mbaruar lufta, Shpilmani shkroi këto kujtime nga Holokausti që përjetoi. I ndaluar nga autoritetet komuniste, libri u botua në Poloni vetëm në vitin 2000, kurse në Perëndim një vit më parë. Doli në dritë emri i oficerit të forcave të Vermahtit, kapitenit Vilm Hosenfeld. Ai vdiq në një kamp të burgosurish në Rusi pas lufte, dhe mirësia e tij kundrejt shumë hebrenjve dhe polakëve mbeti e pashpërblyer. Kapiteni la pas ditarin e vet të luftës, në të cilin rrëfen zhgënjimin e thellë nga barbarizmi i nacionalsocializmit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.