Aleksandri 2

Aleksandri 2

B19021
1.000 Lekë
Valerio Massimo Manfredi
ISBN: 9789928061898
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2017
Number of Pages: 416

Saga magjepsëse e Aleksandrit të Madh vazhdon me “Shkretëtirat e Amonit”, me afreskun e tij drithëruese të pasioneve kontradiktore dhe personazheve të paharrueshme. Azia, djepi i qytetërimeve legjendare, pronësi e padiskutueshme e mbretit të madh të persëve: askush nuk do kishte guxuar as të përfytyronte idenë e pushtimit të një perandorie të tillë të pakufishme. Por Aleksandri me shokët e tij, e donin aventurën e pamundur. Mposhtën ushtrinë armike në fushë të hapur, duke pushtuar një e nga një të gjitha fortesat dhe urat, nga të cilat persët dominonin detin. Ai shkoi më tutje drejt rrafshnaltës anatoliane të mbuluar me dëborë, deri sa për u përball në Iso me ushtrinë e pafund të mbretit Dar, duke thyer formacionin e tij të fuqishëm. Dhe kështu Aleksandri bëhet sovrani i perandorisë më të madhe që ka ekzistuar ndonjëherë. Por kjo nuk i mjafton. Etja për pushtet e shtyu atë drejt Egjiptit, ku orakulli i Amonit, në zemër të shkretëtirës priste që t’i zbulonte një të vërtetë tronditëse: prejardhjen e tij hyjnore, fatin e një lavdie të pavdekshme.
E shkruar në mënyrë të përsosur, ky libër të transporton në një dimension të pakufishëm ndërmjet ëndrrës dhe realitetit, rruga e një njeriu të destinuar të bëhet mit...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.