Aleksandri 3

Aleksandri 3

B19022
1.100 Lekë
Valerio Massimo Manfredi
ISBN: 9789928061904
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2017
Number of Pages: 488

Ushtria maqedonase kapërcen lumenjtë Eufrat dhe Tigër për të arritur në Babiloni. Pallati mbretëror i Persepolit, pallati më i bukur në botë, i vënë flakën: përfundon kështu ngjarja e një perandorie të lashtë dhe fillon një epokë e re. Para syve të Aleksandrit qëndron projekti më ambicioz i deriatëhershëm, ai i një bote pa grekë e barbarë, e një atdheu të vetëm me një popull të vetëm. Por lavdia, nderi dhe pasuria sjellin gjithashtu zili, frikë dhe mëri. Dhe mbreti i plotfuqishëm pa kuptuar hyn në një vorbull dhune dhe gjaku. Vetëm dashuria mund ta ndihmojë, vetëm dashuria mund të luftojë frikën e të qenit vetëm përpara një ndërmarrjeje mbinjerëzore. Do të jetë pikërisht Roksana, mbretëresha me bukuri mahnitëse, që do t’i japë Aleksandrit guximin për të shkuar në Indinë misterioze, deri në kufirin ekstrem. Dhe pastaj forcën për të braktisur ëndrrën, për të kërkuar ndërmjet vështirësive dhe humbjeve të frikshme, rrugën e kthimit. Me librin “Kufiri i botës”, Valerio Massimo Manfredi mbyll me mjeshtëri triologjinë kushtuar jetës së Aleksandrit të Madh, ngjarjes më të jashtëzakonshme të historisë njerëzore.
Manfredi vazhdon të na mahnisë… “Kufiri i ëndrrës” na prezanton me një Aleksandër njerëzor, por gjithashtu të jashtëzakonshëm në të njëjtën kohë, i vetmi njeri i aftë të mendojë të bashkojë në një perandori të vetme popuj dhe kultura të tilla të larmishme.
“Kufiri i botës” është një përfundim i denjë për trilogjinë e Aleksandrit, të një njeriu-legjendë të papërsëritshëm.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.