Kurthi I Pushtetit

Kurthi I Pushtetit

B19255
1.200 Lekë
Carlo a. Martigli
ISBN: 9789928061935
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2017
Number of Pages: 342

“Kurthi i pushtetit” nga Carlo A. Martigli është një libër që do të emocionojë të apasionuarit pas historisë, ata që kërkojnë arsye të fshehta në lojërat e pushtetit dhe nuk ndalen para asaj që duket në pamjen e jashtme.
“Kurthi i pushtetit” rrotullohet rreth sinergjisë midis pushtetit dhe parave, dhe në një ndërthurje mjeshtërore midis realitetit dhe trillimit, duke i dhuruar lexuesit një portret shumë të efektshëm të një epoke me kontraste të pashembullta, që i kanë dhënë jetë shumë tipareve strukturore të ekonomisë perëndimore.
Është pikërisht koha kur pushteti nuk merr as formën e armëve e as atë të besimit, por ajo që ende ekziston edhe sot: formën e parave. Është momenti kur, për Paulo de Molën, të bëhesh burrë, do të thotë të luftohesh kundër tundimeve dhe forcave të panjohura. Me aftësinë e tij të zakonshme, Martigli gërsheton historinë dhe trillimin, duke krijuar një roman të madh, të pasur me pasione dhe të papritura, duke rrëfyer lindjen e kësaj forme të fuqisë ekonomike që ende drejton jetën tonë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.