Gjenerali Ne Labirintin E Tij

Gjenerali Ne Labirintin E Tij

B19271
1.200 Lekë
Gabriel Garsia Markez
ISBN: 9789928226792
Publisher: Onufri
Publication Year: 2017
Number of Pages: 311

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fimdit, melankolik, përgjatë lumit Magdalena, e përgjatë brigjeve të tij, duke vizituar sërish qytetet, duke ripërjetuar triumfet, pasi-onet dhe tradhtitë në jetën e tij. Pafiindësisht i hijshëm, jashtëzakonisht i suksesshëm në dashuri, në luftë dhe politikë, ai kërcen ende me kaq gjallëri dhe mjeshtëri, saqë njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ai është vërtet i sëmurë. Ai endet pa asnjë qindarkë, ka hequr dorë nga presidenca dhe ka shpallur dëbimin e tij të pashmangshëm, një akt të cilin e zvarrit vazhdi-misht, me shpresën se do të rikthehet në pushtet. I kritikuar gjerësisht, target i atentateve, i torturuar nga pagjumësia dhe ethet e përditshme, Gjenerali është bërë cinik, i hidhët e tekanjoz, i acaruar nga fuqitë që po i shterojnë, i pamundur që të përballet me vdekjen që e pret ("Si do të shpëtoj nga ky labirint!", thërret ai). I përndezur me kujtimet e pushtetit që zotëronte dikur dhe ëndrrën e bashkimit kontinental që nuk e arriti, ai është një shembull i gjallë se sa shumë mund të arrihet.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.