Your cart
There are no more items in your cart
Viktori Puzanova, lindi në Rostov mbi Don (Rusi), studioi art në Shën Peterburg. Mbas revolucionit bolshevik të tetorit largohet nga Rusia, së bashku me burrin Vasilin oficer i Carit. Punon bizantologe në Sërbi. Para fundit të Luftës së Dytë Botërore futet në Shqipëri dhe banon në Shkodër. Merr nënshtetësinë shqiptare. Në 1948 themelon sektorin e artit mesjetar pranë Institutit të Shkencave. Studioi Artin Bizantin dhe Post-Bizantin Shqiptar. Punimet e saj hodhën themelet e bizantologjisë në vendin tonë.