Figura Shqiptare Ne Lindjen E Mesme

Figura Shqiptare Ne Lindjen E Mesme

B23266
Out-of-Stock
700 Lekë
Muhamed Mufaku
ISBN: 9789989588464
Publisher: LogoS-A
Publication Year: 2021
Number of Pages: 262

Ky libër, ne një mënyrë, vjen si rezultat i punës kërkimore që nga viti 1974. I lindur dhe i rritur në mesin e shqiptarëve të Sirisë, shumica e te cilëve u shpërngulën atje pas Luftes Ballkanike dhe midis dy Luftërave Boterore, interesimi shkencor për këtë temë më lindi gjatë studimeve të magjistraturës në Degën e historisë në Universitetin e Prishtinës.
Për shkak të fushatës së nëntokës që filloi në gazetën "Borba" të Sarajevës e më pas në gazetën "Jedinstvo" të Prishtinës, u detyrova të lija Kosovën e të shkoja për punë në Jordani.
Qëndrimi shumëvjeçar në Jordani (1989-2018), si professor historie në disa universitete jordaneze, paraqet një fazë të pasur rreth punës kërkimore e botuese në këtë fushë. Me fjalë të tjera, gëndrimi në Jordani, prej nga arrihej shumë lehtë në vendet e Lindjes së Mesme (Siria, Libani, Egjipti etj.), më mundësoi të isha pranë burimeve primare të kësaj fushe: regjistrat e gjykatave të sheriatit, që konsiderohen burim i dorës së parë për jetën ekonomiko-shoqërore, dokumentet e botuara dhe të pabotuara, kronikat e kohës, kujtimet e figurave që morën pjesë me vendimmarrje ose dëshmi të ngjarjeve të kohës etj.
Duke marrë parasysh sistemin osman, në të cilin shqiptarët kishin prani të madhe kudo, në viset arabe prej Irakut deri në Algjeri e prej Sirisë deri në Jemen vinin figura shqiptare si guvernatorë, ushtarake, kadilerë, nëpunës të lartë e të tjerë që lane gjurmë në ato vende. Si shembull mjafton këtu të përmendim Mehmet Ali pashë Kavallën ose Mehmet pashë Misirin, i cili nga ushtar i thjeshtë u bê vali i Egjiptit më 1805 dhe arriti ta shndërronte Egjiptin në një fuqi rajonale duke themeluar një dinasti shqiptare që sundoi Egjiptin deri më 1952. Me fjalë të tjera, kemi të bëjmë këtu me tri gjenerata shqiptarësh që njihen në Lindjen e Mesme me emrin ARNAUT.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.