Politika Me Gjuhen E Romanit

Politika Me Gjuhen E Romanit

B23269
900 Lekë
Mustafa Ozel
ISBN: 9789989588341
Publisher: LogoS-A
Publication Year: 2021
Number of Pages: 362

Njeqind vjet më parë, Ziya Gökalp-i qe shprehur se romani përbën "sociologjinë mé autentike". Kurse Mustafa Özel, autori i veprës që keni në dorë, Politika me gjuhën e romanit, thekson se "romani reflekton historinë më autentike". (Kaplan, 2018) Në këtë vepën ky filozof i ekonomisë dhe mendimtar i letersisë bën një analizë të thellë të romanit si një nga tre fiksionet e modernitetit (bashke me bankënotën dhe kombin), Sipas tij, sikur të mos ishte paraje e shtypur nuk do te kishte kapitalizem; pa gazetën s'do të lindnin kombet; ndërsa pa romanin nuk do të ishte individi, Sipas Özel-it romani është motivues dhe narkoze njëherësh; kurse romancient janë "radarë shoqërore". [Negiz, 2020) Të mëdhenjtë mes tyre janë si onakujt, Autorët e romaneve, edhe nëse janë të çmendur dhe maskarenj, përmes karaktereve që gdhendin pasayrojnë sistemin. Kjo sepse fusha e tyre e kërkimit është shpirtii njeriut dhe jeta shoqërore. Historia si veprimtari letrare është një romani shndëruar në realitet; ndërsa romani është një histori që mund të jetë realizuar në të kaluarën, ose mund të bëhet fakt në të ardhmen. Duke mësuar fizikën ne njohim botën dhe universin, kurse duke mësuar sociologjinë njihemi me shoqërinë dhe njerëzimin; në të dy rastet ne njohim tjetrin.
Në veprën Politika me gjuhën e romanit shqyrtohet shahu ose lekundjet politike të rrëfyera nëpër veprat e romancierëve të mirënjohur si: Kemal Tahir, Amin Maalouf, Émile Zola, Robert Musil, Ahmet Hamndi Tanpinar, Kemal Sayar, Ahmet Mithat Efendi, Yakup Kadri, Mustafa Kutlu, Filibeli Ahmed Hilmi, Halide Edib, Joseph Conrad, Sabahattin Ali, Peyami Safa dhe Jules Verne.
Kjo vepër, - një sociologji alternative, narrative dhe tejakademike që shpalos shpirtin e romanit, dimensionin analitik dhe krahasues të autorit; që afirmon vlerën e leximit dhe të kuptuarit e kësaj kategorie letrare, përmban materiale që vetëdijësojnë. Ky studim mund të bëhet pjesë e programeve të departamenteve të shkencave politike, të letërsisë dhe shumë disiplinave të tjera. Kjo nuk i përjashton lexuesite tjerë, që duan të lexojnë dhe të shijojnë shumë vepra njëherësh, për të zgjeruar kështu horizontin e tyre të dijes.
Mustafa Özel, ka lindur në Agn (1956). Është diplomuar në Gjimnazin Naci Gökçe dhe në Fakultetin e Shkencave të Ekonomisë dhe Administrimit (dega ekonomi, 1980). Ai ka punuar si administrator dhe konsulent në institucionet si Banka e Stambollit, Shoqata e Tregtisë së Jashtme të Turqisë, Ülker; Çilek, Bisay dhe Müsiad. Në universitetin e Marmarasë ka marrë gradat e magjistraturës dhe doktoraturës (Historia e Ekonomisë, 1992/99), Ka shkruar në revistat Dergah, Izlenim dhe Anlayis. Ka punuar si pedagog në Universitetin Sehir të Stambollit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.