Kujtime Te Pertejvarrit ii

Kujtime Te Pertejvarrit ii

B23822
1.500 Lekë
Francois Rene De Chateaubriand
ISBN: B23822
Publication Year: 2021
Number of Pages: 652

Meqë e kam të pamundur ta parashikoj ditën se kur do te vdes; meqë, në moshën time, ditët e dhëna për njeriun janë vetëm ditë të falura, ose, me mirë të themi, ditë ndëshkimi, nga frika se mund të zihem gafil, dua ta shpjegoj veten rreth nje vepre të destinuar për t'i bishtnuar mërzisë së këtyre orëve të fundit e të braktisura, që askush nuk i deshiron e më të cilat njeriu nuk di se ç'të bëjë.
Kujtimet, në krye të të cilave do të lexohet kjo parathénie, përfshijne dhe do të përfshijnë të gjithe rrjedhën e jetës sime. Janë nisur që nga viti 1811 dhe vazhdojnë deri me kete dite. Unë tregoj tek ajo që eshtë kryer, dhe do te tregoj tek ajo qe ende është vetem nje skice, femijëninë time, selitjen, rinine, hyrjen time në ushtri, ardhjen time në Paris, njohjen time me Luigjin XVI, skenat e para të Revolucionit, udhetimet e mia në Amerike, kthimin tim në Europë, mêrgimin tim në Gjermani dhe Angli, kthimin tim në Francê në kohen e konsullatit, punët dhe veprat e mia gjatë perandorisë, vrapin tim në Jeruzalem, punët dhe veprat e mia gjatë Restauracionit, pra, përfund, historinë e plotë të këtij Restauracioni dhe të rënies së tij.
Kam pasur rastin të takohem me pothuajse te gjithë burrat që, në kohën time, kanë luajtur një rol të madh ose të vogël jashtë ose brenda vendit tim. Duke filluar nga Washingtoni deri te Napoleoni, nga Luigji XVIII deri tek Aleksandri, nga Piu VII deri te Grigori XVI, nga Fox-i, Burke-u, Pitt-i, Sheridan-i, Londonderry, Capo-d'Istrias deri te Malesherbes-a, Mirabeau-i, etj. Nga Nelsoni, Bolivari, Mehmet Pasha i Egjiptit, deri te Suffren-i, Bougainville-i, Lapeyrouse-i, Moreau-ja, etj. Kam qenë pjesë e një triumvirati që nuk e kishte pasur shokun ndonjëherë: tre poete interesash dhe kombesh të ndryshme u gjetën, pothuajse njëkohësisht, ministra të puneve të jashtme, une në Francë, 2. Canning në Angli dhe z. Martinez de la Rosa në Spanjë. I kalova njërin pas tjetrit vitet e zbrazta të rinisë sime, vitet e mbushura plot me ngjarje të periudhës republikane, kohën e lavdishme të Bonapartit dhe te mbretërimit të Legjitimitetit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.