Shqiperia Qe Lind

Shqiperia Qe Lind

B23824
1.000 Lekë
Euxhenio Vaina
ISBN: 9789928308276
Publisher: Reklama
Publication Year: 2021
Number of Pages: 183

Shkeputur nga libri
Kur shkruaja në fillim të vitit 1912 disa artikuj mbi çështjen shqiptare, që në dukë të jashtme ngjante e topitur, lufta ballkanike ishte ende larg dhe pak vetë dinin të shquanin (apo mes dridhmash uronin të mos ndodhte) jehonat e gjas shme çlirimtare të ekspeditës së Tripolit.
Mes shpresës dhe frikës duke analizuar elementët e saj, unë mendoja asokohe të përmbushja, në atë mënyrë vetëm tashmë për mua të mundshme, një detyrë që i kisha caktuar vehtes ditën që shkoja të ndaja bukën e thartë me malësorët kryengritës. Detyrë pothuaj prej historiani, shpresë mundësish të pasigurta e të largëta.
Gjatë përpunimit sot të atyre pak faqeve bashkë me shumë vrojtime të reja, mund të shënoj me kënaqësi se gjykimet e përvijuara qysh atëherë, sot, pas aq ndryshimesh të gjërave, nuk duken as të kufizuara e as të papërshtatshme për realitetin eri që është shpërfaqur prej gjirit të historisë. Dyshimet, mos besimet, kritikat nga anë të ndryshme, më së shumti, ishin të padrejta.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.