Ali Pasha Dhe Bushatllinjte Ne Dokumentet Ruse

Ali Pasha Dhe Bushatllinjte Ne Dokumentet Ruse

B24037
Out-of-Stock
1.500 Lekë
Grigori l. Arsh
ISBN: 9789928353559
Publisher: Botimet M&b
Publication Year: 2022
Number of Pages: 376

Materialet e pabotuara, që ruhen kryesisht në Arkivin e Politikës së Jashtme të Rusisë, shërbyen si burimi kryesor për shkrimin e kësaj vepre. Ato janë informacione të konsujve rusë dhe agjentëve të tjerë politikë që ndodheshin në Ballkan dhe në rajonin e Adriatikut.
Gjithashtu, informacionet e ambasadorëve rusë nga Kostandinopoja janë të rëndësishme, para së gjithash, nga këndvështrimi i marrëdhënieve reciproke të sundimtarëve të pashallëqeve me Portën e Lartë.
Materialeve arkivore janë ato që kanë të bëjnë me përshkrimin e Shqipërisë dhe promemoriet për sundimtarët feudalë shqiptarë (kryesisht për Ali – pashën), të përpiluara nga diplomatët rusë.
Përveç arkivit të politikës së jashtme të Rusisë, materiale të çmuara për këtë monografi u gjetën dhe në arkivin shtetëror qendror të flotës ushtarako – detare në Leningrad.

***
"Pano Biçili, konsull i përgjithshëm i Rusisë në Shqipëri në vitin 1785, kuptonte me Shqipëri rajonin e gjerë të gadishullit të Ballkanit nga Mali i Zi deri në Peloponez. Në ato kohë, përcaktimi i pranuar nga të gjithë, i kuptimit gjeografik Shqipëri, ende nuk ekzistonte. Shumica e shkrimtarëve bashkëkohës pajtoheshin me atë që kufiri jugor i Shqipërisë është Arta, megjithëse kishte edhe autorë, si dhe Biçili, që përfshinin në përbërje të Shqipërisë dhe Akarnaninë. Pra, në përbërje të Shqipërisë përfshihej pjesa më e madhe e Greqisë Perëndimore.
Shqipëria atëherë shpesh ndahej në të sipërme dhe të poshtme, ose në Iliri dhe Epir. Rajoni në veri të Durrësit quhej Iliri, në jug – Epir (nganjëherë kufiri ndërmjet tyre zhvendosej më tej në jug, deri në lumin Vjosa). Epiri ndahej në i vjetri dhe i riu. Rajoni në jug të Himarës quhej Epiri i vjetër, ndërsa në veri – Epiri i ri."
Grigorij L. Arsh- Akademia e Shkencave e BRSS

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.