Greqia Dashnorja E Perendimit Gruaja E Lindjes

Greqia Dashnorja E Perendimit Gruaja E Lindjes

B25934
800 Lekë
Robert D.kaplan
Publisher: Dituria
Publication Year: 2023

Ngjarjet historike që përshkruan libri, si ajo e çifutëve të Selanikut, e kulturës dhe artit antik, e ndarjes me to dhe e ndikimit të tyre, e artistëve grekë, e rolit të tyre në ringjalljen e emrit të Greqisë në Perëndim, e politikave dhe politikanëve grekë në çerekshekullin e fundit të shekullit 20, në përgjithësi roli dhe raison d'etre i Greqisë, trajtohen me forcë të madhe realizmi, argumenti logjik dhe intensitet fjale. Ato u japin përgjigje analitike mjaft prej çështjeve të mësipërme. Të krijohet përshtypja se ato histori dhe realitete i ngjajnë, pa shtrembërime, atij vetëmashtrimi dhe iluzioni që politikanët grekë i marrin për të vërteta. Sot, siç duket rëndom, vazhdohet përgjithësisht në të njëjtën linjë që pat filluar rreth viteve 1880, pa menduar thellë se njerëzit, në epokën e bumit informatik, të informacionit në përgjithësi, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe ideve, të shoqërisë së hapur, civile e demokratike, arrijnë të kuptojnë mirë dhe shpejt fijet e dukshme e të padukshme, lëvizjet e synimet.
aja e Lindjes
Ngjarjet në disa "xhepa" të Ballkanit, në ato rajone ku mungesa e stabilitetit vazhdon të rëndojë në radhë të parë mbi njerëzit e vetë atyre vendeve, nuk duhen parë si dukuri të shkëputura. Ato janë pjesë e dukurive ballkanike, në përgjithësi, dhe e interesave të disave në Ballkan dhe jashtë tij, në veçanti. Në këto dukuri, rol të ndjeshëm kanë luajtur, veçanërisht, politikat e disa ballkanasve dhe të disa vendeve ballkanike, si dhe ato të disa europianëve dhe të disa vendeve europiane.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.