Greket Ne Te Gjitha Epokat

Greket Ne Te Gjitha Epokat

B26066
2.000 Lekë
Edouard Dentu
Libri, "Grekët në të gjitha epokat, botuar për herë të parë në Paris në vitin 1870, është shkruar nga autori Édouard Dentu (1830-1884), prezantuar në tekstin origjinal si "një diplomat i vjetër". Me përkthimin dhe botimin në shqip të këtij libri, ne synojmë të hedhim sado pak dritë në ditët tona mbi një përfytyrim të caktuar të së shkuarës për jetën shoqërore, kulturore e politike të një shoqërie.
Si shtëpi botuese, dëshirojmë të theksojmë më së pari se ne besojmë që të gjithë njerëzit e kanë prejardhjen prej Ademit dhe Havasë, dhe në këtë kontekst, nuk pranojmë assesi kurrfarë klasifikimi të qenieve njerëzore në raca më të ulëta apo më të larta. Ndaj dhe është e rëndësishme të pranojmë se prirja drejt së mirës apo drejt së keqes është një zgjedhje njerëzore që ka të bëjë me ndikimin e rrethanave të ndryshme të jashtme, apo me qeverisjet e shoqërive të caktuara, dhe jo me ndonjë trashëgimi gjenetike. Sidoqoftë, në optikën e një libri të shkruar në një kohë të shkuar, është interesante të vërehen mendësia dhe dëshmitë e kohës. Veçanërisht me interes duken paragrafët dhe pohimet e mbështetura në burime që autori i vlerëson si objektive, dhe jo thjesht filhelene. Për shembull, Edmond About, në tekstin, "La Grèce contemporaine", botuar në "Trésor de la Langue Française" më 1854, sipas citimit në fq. 76, shkruan: "Këta (grekët) origjinalit ushqejnë të njëjtën dashuri ndaj francezëve, anglezëve dhe rusëve: it Edouard pa bërë kurrfarë diskriminimi, ata vjedhin prej tyre në çdo drejtim, cs à toutes ua shesin pa dallim mallrat me dyfishin e çmimit që ua shesin grekëve dhe po njëlloj i mashtrojnë edhe në shitblerjen e valutës."

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.