Princi I Shqiptareve Wilhelm Von Wied

Princi I Shqiptareve Wilhelm Von Wied

B13305
Out-of-Stock
2.800 Lekë
Artan Lame
ISBN: 9789994317462
Publisher: Toena
Publication Year: 2012

Në nëntor 1913 ju propozua kurora, në 6 shkurt 1914 dha pëlqimin, në 21 shkurt delegacioni nga Shqipëria i afroi zyrtarisht kurorën. Si sot 103 vjet më parë, prej Neuwied, me shpurën e tij rrugëtoi drejt portit verior të Adriatikut, Triestja, nga u nis më 5 mars për të mbërritur në Durrës në 7 mars. E gjithë kjo histori pesë mujore dhe gjashtë muajt e mbretërimit që pasuan shtjellohen nga publicisti dhe historiani Artan Lame në rreth 25 faqe koncize përshkrimi në shqip e anglisht, por të mjaftueshme për nxënje e përfundime dijesh mbi këtë figurë historike, i pari që ndërmori veprime për t’ja bashkangjitur këto shkrepa Europës. Më tej pasojnë 130 faqe me 230 ilustrime fotografish, një pjesë e të cilave kanë si burim familjen aristokrate, pinjollët pasues të së cilës ia besuan bashkëpuntorit të kësaj monografie, z.Petraq Gramo. Ndërsa z. Gramo ka meritën të afrojë një burim fotografish që publikohen në vëllim për herë të parë, Artani ka vlerën se të gjitha këto foto i lidh në një strukturë të qendrueshme kronologjike, i përshkruan me shpjegime të sakta historike, deri në mbyllje, prej ku lexonjësi mëson se mbreti i shqiptarëve ka vdekur dhe është varrosur më 15 prill 1945 në varrezat e Kishës Luterane të Bukureshtit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.