Kosova : Cfare Duhet Te Dije Secili

Kosova : Cfare Duhet Te Dije Secili

B22156
1.000 Lekë
Tim Judah
ISBN: 9789951803380
Publisher: Botime Artini
Publication Year: 2020
Number of Pages: 249

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, duke u bërë shteti i shtatë që lind nga shpërbërja e Jugosllavisë së vjetër. Një vend i vogël prej 2 milionë banorësh, Kosova është qëndrore – gjeografikisht, historikisht dhe politikisht – dhe çfarë ndodh atje, mund të ndikojë te të gjithë ne.
E ardhmja e saj, sidoqoftë, mbetet e pasigurtë.
?Në librin Kosova: Çfarë duhet të dijë secili, Tim Judah sjell një udhëzues të thjeshtë për një vend të ndërlikuar si Kosova. Judah, i cili ka kaluar vite të tëra duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të thukëta e të mprehta për një varg pyetjesh në librin e parë mbi Kosovën që prej pavarësisë.
Pse është e rëndësishme Kosova? Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Pse Kosova është aq e rëndësishme për serbët? Ç’rol luan Kosova në botë? Judah sjell tregimin dhe paraqet historinë dhe dinamikat gjeopolitike që kanë çuar në situatën e tanishme. Më e rëndësishmja prej këtyre është çështja e së drejtës për vetëvendosje, e kërkuar nga shqiptarët e Kosovës, përballë të drejtës për integritet territorial, e kërkuar nga Serbia. Për shumë serbë, shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj pasuese kanë qenë pak më pak se traumatike, një goditje e madhe ndaj krenarisë kombëtare. Shqiptarët, në anën tjetër, besojnë që pavarësia e tyre korrigjon një gabim historik: pushtimin serb (serbët thonë “çlirimin”) të Kosovës më 1912.
Për këdo që dëshiron të kuptojë edhe të kaluarën, edhe të ardhmen e mundshme të Kosovës në këtë çast kyç të historisë së saj, ky libër ofron shumë kuptime dhe informacione në një format rrallë të qasshëm.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.