Your cart
There are no more items in your cart
Ne liber "anti zyrtar", te shkruar jo me ndonje cilesi te rralle nga ana estetike, por me "prova" te rralla dhe me nje kendveshtrim te vecante. Libri flet per antikulturen e droges dhe futjen e saj ne cdo qelize te shoqerise perendimore, per antikulturen ne muzike e art; per grupet qe mbulojne narkotrafiqet; per luften ne Kosove e hollesite rreth saj ne raport me shqiptaret e serbet e Milloshevicit; per lojrat me interes ekonomik ne Kosoven e sotme; per luften me synim zoterimin e energjise nga ana e Elites dhe sidomos per zoterimin e burimeve te pakta te ngelura te naftes nga ana e saj; per luften e burimeve ne Kaspik dhe transporti i saj nepermjet Afganistanit drejt brigjeve te Oqeanit Indian e Detit Arabik; per perplasjen me kompanine argjentinase "Bridas" dhe 11 shtatori, qe autori e quan "inside job".nSidomos fakti qe ky liber lidh nje nga organizatat gjysme okulte me me ndikim ne bote me shqiptaret, sidomos ata te Kosoves, e ben librin me interesant per lexuesin ne shqip. Fakti se ne jemi 'aleate' me te fuqishmit e Elites ne Ballkan, nuk do te thote qe ne nuk duhet te dime se kush jane ata dhe cfare kane bere ata me 'armiqte' tane, serbet (dhe te tjeret) e qe ne nuk e dime; dhe nga keto informacione, cfare duhet te rektifikojme ne shqiptaret per ti mbijetuar me mire realiteteve te reja te krijuara ne Ballkan dhe si duhet te veprojme qe te realizojme endren tone te bashkimit kombetar