Ushtria Clirimtare E Kosoves

Ushtria Clirimtare E Kosoves

B14317
Out-of-Stock
2.000 Lekë
James Pettifer
ISBN: 9789928164353
Publisher: Onufri
Publication Year: 2013
Number of Pages: 298

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte lëvizja e parë kryengritëse e suksesshme në Europë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Në luftën kundër Serbisë së Millosheviçit, nga një grup i vogël i fshehtë politik në Zvicër, në vitet '80, ajo u bë një forcë ushtarake prej 18 mijë vetash, aleate e NATO – s ndërmjet viteve 1997 – 1999. UÇK – ja u bazua në traditat thellësisht historike të rezistencës ndaj regjimit serb në Kosovë, por në aspekte të tjera ishte jashtëzakonisht novatore dhe ishte kryengritja e parë postmoderne, për të cilën imazhi që transmetonte në media ishte gati po aq i rëndësishëm sa edhe arritjet e fushatës së saj. Në këtë histori origjinale dhe novatore, James Pettifer gjurmon zhvillimin e forcës shqiptare duke shfrytëzuar dokumente të panjohura më parë të arkivave ruse, amerikane, serbe dhe zvicerane, intervista të shumta me pjesëmarrës dhe vëzhgues të luftës, si dhe material nga dëshmitarë okularë. Libri përqendrohet veçanërisht te puna e drejtuesve të UÇK – së në organizatat e fshehta përpara luftës dhe se si Millosheviçi nuk e kuptoi qartë natyrën e kundërshtarit me të cilin po përballej. Kjo gjithashtu ishte e vërtetë edhe për shumë vende të NATO – s, të cilat shpesh e panë luftën unike të Kosovës si një vazhdim të konflikteve të mëparshme të Bosnjës dhe Kroacisë. James Pettifer mbështetet në studimin e disa viteve me radhë për rajonin dhe në njohjen personale të shumë drejtuesve të UÇK – së dhe të liderëve të tjerë, që janë përfshirë për të shkruar atë që do të bëhet rrëfimi kryesor për fillesat e konfliktit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.