Shqiptaret Ne Artin Boteror

Shqiptaret Ne Artin Boteror

B21528
Out-of-Stock
3.000 Lekë
Ferid Hudhri
ISBN: 9789928237736
Publication Year: 2019
Number of Pages: 584

Enciklopedia “Shqiptarët në artin botëror”, është një punë që përmbledh me qindra e mijëra imazhe dhe shpjegime të hollësishme të autorëve të ndryshëm të huaj dhe subjekteve të tyre shqiptare, një punë, që mbart veç dashurisë dhe një skrupulozitet të rrallë prej murgu, që në kohën tonë duket të jetë një virtyt i pakundgjendshëm. Enciklopedia sjell një histori të tërë të Shqipërisë përmes imazhit, kuruar kjo me kujdes sipas një metodologjie të qartë dhe njëkohësisht të saktë shkencore. Këto vepra arti janë njëherësh dhe dëshmi historike nga periudha kur ende nuk njihej fotografia dhe për këtë arsye, ato janë njëherazi dëshmi e dorës së parë për të njohur shoqërinë shqiptare në të gjitha përmasat e saj. Vepra e Ferid Hudhrit, “Shqiptarët në artin botëror”, mbart në vetvete karakteristikat më të mira që do të kërkonte një botim enciklopedik, sidomos për historinë e artit shqiptar, ndaj duke qenë kështu një realizim unikal në llojin e saj, meriton të ndiqet si shembull në punët e kësaj natyre në të ardhmen.

5 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.