Gjuha Italiane (metode Me & Pa Mesues)

Gjuha Italiane (metode Me & Pa Mesues)

B26194
1.300 Lekë
Gani Hoxha
ISBN: 9783161484100
Publisher: Kuvendi
Number of Pages: 430

Gjuha italiane pa mësues është një metodë e thjeshtë për t'u mësuar e pavarur.
Pa dyshim që kjo metodë do ndihmojë si fillestarët dhe studentët të hyjnë në këtë gjuhë të bukur, të këndshme dhe melodioze, që për ne
shqiptarët në të shprehurit nuk paraqet vështirësi. Italisht pa mësues është metoda e të mësuarit të gjuhës italiane për të gjithë ata që duan t'a mësojnë për qëllime të ndryshme.
Kjo metodë u përgjigjet niveleve fillestare dhe të përparuar. Në këtë metodë janë paraqitur fjalë e fjali të përdorimit të përditshëm pothuasje në të gjitha aspektet e jetës, si: familje, punë, shëndetësi, udhëtim, shkollë, tregti, sport, turizëm, situata nga më të ndryshmet etj.
Në të gjitha leksionet dhe mësimet janë të shprehura edhe rregullat gramatikore dhe shembuj të pafund të aspekteve të jetës.
Mëson në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë të kuptosh, të flasësh. të shkruash dhe të lexosh italisht, kjo metodë ju përshtatet si fillestarëve dhe atyre që duan të studiojnë e të ushtrojnë aktivitete nga më të ndrysh- met në gjuhën italiane. Është një ndër metodat e mësimit të gjuhës italiane më të suksesshme.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.