Your cart
There are no more items in your cart
Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut. Malësori, i cilitdo bajrak apo fisi t’i përkasë, kur pyetet mbi një institucion të caktuar tregon elementët e tij dhe thotë “Kështu e thotë Kanuni”.