Studime Dhe Tekste Juridike

Studime Dhe Tekste Juridike

B13588
1.000 Lekë
At Giuseppe Valentini
ISBN: 9789995657161
Publisher: Plejad
Publication Year: 2009
Number of Pages: 496

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare, për të provuar kështu, në mënyrë rigorozisht shkencore, faktin se kombit shqiptar, në një nivel goxha të kënaqshëm, antikiteti, personaliteti dhe fisnikëria i demonstrohet nga mentaliteti i fuqishëm juridik, jo më pak e ndoshta shumë më tepër se sa dhe nga vetë gjuha e poezisë së tij. Në të drejtën tradicionale shqiptare, gjejmë një kompleks traditash juridike edhe më lart se sa e drejta civile, por në thellësi edhe më poshtë se ajo, në mënyrë të atillë që, duke ruajtur dhe shpjeguar parimet themelore apo normat e përgjithshme të së drejtës e duke bërë një gjë të tillë në një mënyrë të mahnitshme logjike dhe konstante, të arrijmë të na paraqesin spektaklin e një koncepti thellësisht të vërtetë e special juridik, të ruajtur sipas traditës, për një periudhë jo më pak se 16 shekuj. Në mbështetje të lashtësisë që nënkupton ky pohim, mund të sjellim disa analogji, të studiuara dhe provuara nga ana e Koliqit, në një punim të tij goxha erudit, mbi të drejtën e kanunit shqiptar dhe të drejtën romake, të përfshirë të plotë në këtë libër.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.