Trafikimi I Qenieve Njerezore

Trafikimi I Qenieve Njerezore

B19603
Out-of-Stock
1.250 Lekë
Naim Tota
ISBN: 9789928236425
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2018
Number of Pages: 476

Fenomeni i lëvizjeve të njerëzve në Shqipëri, ashtu si dhe në gjithë rajonin e Europës Juglindore dhe sidomos në Ballkan, filloi të shfaqet pas vitit 1990, kohë që përkon me ndryshimin e sistemeve politike dhe çarjen e izolimit të gjatë 50-vjeçar me botën. Fillimisht lëvizjet dhe largimet e njerëzve nga Shqipëria drejt Perëndimit u bënë në formë eksodi masiv dhe të pakontrolluara si rezultat i nevojës për liri dhe i një jete më të mirë. Kështu, deri në fillim të vitit 1992 ka pasur largime masive të njerëzve drejt Perëndimit, kryesisht drejt vendeve fqinje, Greqisë dhe Italisë, si dy vendet më të afërta.
Pas vitit 1992, me futjen në normalitet të zhvillimeve politike në vend dhe marrjen e disa masave për vënien në kontroll të kufijve nga strukturat shtetërore të asaj kohe, ndikuan në pengimin e flukseve të lëvizjeve masive të njerëzve jashtë shtetit. Ndërkohë, si rrjedhojë e presionit të vendeve pritëse, nga njëra anë, dhe dëshirave në rritje të shqiptarëve për largime jashtë shtetit, kryesisht në vendet perëndimore, nga ana tjetër, elementë të caktuar të predispozuar për të zhvilluar këtë aktivitet të paligjshëm, filluan t’u përgjigjeshin kërkesave nëpërmjet formave të rafinuara të trafikimit të organizuar të njerëzve, duke vendosur kontakte me rrjete kriminale të vendeve fqinje, kryesisht Italinë. Shumë elementë kriminalë shqiptarë filluan të gjenin femra në Shqipëri dhe duke i mashtruar ato i trafikonin në vendet fqinje dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në këto vende.
Në këtë mënyrë filloi të organizohet ai që tashmë njihet si trafiku i qenieve njerëzore si fenomen kriminal, prej të cilit organizatorët dhe ekzekutorët siguruan fitime kolosale të ardhurash. Shtimi i kontakteve me rrjetet kriminale të vendeve fqinje nxiti elementët me prirje kriminale ose me precedentë të mëparshëm penalë, të krijojnë urat për zhvillimin e trafiqeve të paligjshme në formën e transportit / kontrabandimit të njerëzve me dëshirë për emigrim, më pas trafikun e femrave me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, si dhe trafikun e fëmijëve për abuzime e përfitime kriminale. Siç u argumentua më lart, para viteve ‘90, në Shqipëri jo vetëm që nuk njihej ky fenomen apo koncepti i trafikantëve dhe i trafikimit, por dhe Kodi Penal nuk parashikonte dispozita të posaçme për trafikimin e personave dhe dënimin e kriminelëve për këtë vepër. Ekzistonte vetëm një dispozitë “ushtrimi i prostitucionit” që parashikonte dënime të ashpra. Pra, deri në reagimin e shtetit shqiptar u desh shumë kohë për të frenuar e luftuar këtë fenomen dhe kjo kohë ishte e “artë” për trafikantët, të cilët vepronin lirisht në aktivitetin tyre kriminal", Naim Tota.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.