Gjuhet E Lashta Te Ballkanit Dhe Anadollit Dhe Familja Pellazgjike E Gjuheve

Gjuhet E Lashta Te Ballkanit Dhe Anadollit Dhe Familja Pellazgjike E Gjuheve

B20361
1.250 Lekë
Luftulla Peza
ISBN: 9789928075758
Publisher: Geer
Publication Year: 2018

Dy autorë, bashkëshortët Luftulla dhe Liliana Peza, pas një pune të gjatë hulumtuese arritën të nxjerrin para lexuesit një nga librat më të rëndësishëm të këtyre viteve të fundit, që hedh dritë mbi popujt që kanë banuar në hapësirën e Ballkanit dhe Anadollit“Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja pellazgjike e gjuhëve”. Ky libër është një histori e shkurtër e këtyre popujve, mbështetur në burimet historike, arkeologjike dhe gjuhësore. Popujt që kanë banuar hapësirën ballkanike dhe që merren në fokus të këtij studimi janë quajtur ilirë dhe dardanë, epirotë dhe maqedonë, thrakë dhe dakë, si dhe pellazgët hyjnorë që kishin në territorin e tyre faltoren më të famshme të të gjitha kohrave, atë të Dodonës. Autorët e kanë shtrirë studimin e tyredhe te popujt që banonin hapësirën e Anadollit siç janë: hititët dhe luvianët, karianët dhe lidianët, frigianët dhe likianët. Të gjithë këta popuj, një pjesë e të cilëve nuk ekzistojnë më, kanë qenë pranë njëri-tjetrit dhe në marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin. Autorët e këtij libri studimor me vlera të veçanta mundohen t`u japin përgjigje disa pyetjeve të vështira si: cila është marrëdhënia e këtyre gjuhëve midis tyre? Cilat dëshmi gjuhësore i lidhin midis tyre? Janë ato si pjesë e një trungu të përbashkët popujsh apo secili popull kishte njëgjuhë të veçantë?

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.