Fjaloret E Shqipes Me Turqishten

Fjaloret E Shqipes Me Turqishten

B21948
1.200 Lekë
Xhevat Lloshi
ISBN: 9789928319135
Publisher: Alsar
Publication Year: 2020
Number of Pages: 238

GJURMËT E PARA
Fjalorët nuk janë vepra, që përftohen në rrugën e zhvillimit të gjuhësisë. Ndonëse ata ruajnë thesaret e gjuhës, japin ndihmesë të çmueshme për lëvrimin e gjuhës së shkruar, madje edhe e mbështesin identitetin etnik të popullit, ata përgatiten në rrethana të caktuara historike dhe në radhë të parë për të plotësuar kërkesa të kulturës, të jetës praktike dhe, në rastin e fjalorëve dygjuhësh, edhe për t'u shërbyer si marrëdhënieve ndërmjet popujve sërish në po ato fusha, ashtu edhe synimeve politike të shteteve, që ndjekin zgjerimin e tokave, ndikimin politik e kulturor dhe përfitimet ekonomike. Historia e fjalorëve të shqipes deri në pjesën e dytë të shek. XIX e dëshmon këtë më së miri. Si rrjedhim, hartuesit e fjalorëve shpesh nuk mund të quhen gjuhëtarë dhe kjo vlen edhe për ditët e sotme, kur kemi një vërshim të gjerë të fjalorëve të të gjitha llojeve. Vetëm nga shekulli i kaluar leksikografia është përpunuar edhe si degë e gjuhësisë, me teorinë e saj, dhe kështu ka ndikuar që të përmirësohen fjalorët.
Pas pushtimit osman të trevave shqiptare, u vendos ai që quhej sistemi i miletit, domethënë nuk vihej në qendër të politikës etnia ose kombësia. Sunduesit e besonin veten të përjetshëm dhe kujtonin se në perandorinë e tyre do t'i përthithnin butësisht popujt e nënshtruar, prandaj nuk kishin ndonjë interes për gjuhën e tyre. Me këtë shpjegohet përse as që mendonin të ndërmerrnin diçka për shqipen e shkruar dhe, rrjedhimisht, nuk mund të bëhej fjalë po ashtu as për fjalorët. Bën përjashtim të çmuar Mehmet Zili Ibn Dervishi (1611-1684), me pseudonimin Evlija Çelebi, udhëpërshkrues i njohur osman.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.