Fonetika E Gjuhes Shqipe

Fonetika E Gjuhes Shqipe

B07305
350 Lekë
Bahri Beci
ISBN: 9994364405
Publisher: Edfa
Publication Year: 2004
Number of Pages: 260

"Fonetika e gjuhës shqipe" është pasqyrë e rezultateve më të fundit në fushën e studimeve për fonetikën e gjuhes shqipe. Ajo merr parasysh rezultatet e arritura deri më sot për fonetikën e shqipes dhe kërkon t'i çojë ato më tutje.Vepra është përgatitur si tekst për studentët e filologjisë që ndjekin kursin e fonetikës së gjuhës shqipe. Duke qenë se libri u drejtohet studentëve të vitit të parë, paraqitja e problemeve është e thjeshtësuar.Teksti synon t'u japë studentëve normën fonetike të shqipes standarde. Pra, ai është normativ dhe, si i tillë, nuk paraqet variantet territoriale ose shoqërore.Vepra trajton aspektin nyjëtimor, akustik dhe funksional të tingujve të shqipes standarde. Ajo niset, pra, nga mënyra e realizimit të tingujve në ligjërimin e përditshëm për të kaluar pastaj në funksionin e tyre gjuhësor.Është një vepër referimi jo vetëm për studentët e shkollave të larta, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin për së afërmi fonetikën e shqipes standarde.Autori është doktor i Universitetit të Parisit III Sorbone, në fushën e fonetikës dhe ka një përvojë të gjatë në fushën e studimeve për fonetikën e shqipes.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.