Gjuha Dhe Lufta E Ideve

Gjuha Dhe Lufta E Ideve

B13816
1.000 Lekë
Lindita Tahiri
ISBN: 9789928109439
Publisher: Naimi
Publication Year: 2013
Number of Pages: 320

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme Lindita Aliu-Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendëse. Libri u referohet dukurive që gjuha e sotme i ka shoqëruar me konflikt jo për faj të saj, po për shkak të keqpërdorimit të qëllimshëm të saj. I botuar këto ditë nga shtëpia botuese “Naimi”, libri përbëhet prej dy pjesësh. Në më shumë se gjysmën e parë të tij trajtohen çështje që i takojnë përdorimit ndërmjetësues të gjuhës. Pjesa tjetër e librit u kushtohet dukurive, personaliteteve, rrjedhave dhe zhvillimeve letrare në botën e sotme shqiptare, duke u fokusuar tek botimet e këtyre 20 vjetëve të fundit të autorëve si I. Kadare, Xh. Spahiu, Z. Çela, S. Hamiti, E. Shukriu, B. Blushi, B. Shehu etj.
Studimet e Lindita Aliut-Tahirit, një filologe e specializuar për gjuhësi teksti në SHBA dhe aktualisht zëvendës-rektore e Universitetit të Prishtinës, synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias. Këtyre etnotipeve u përgjigjen stereotipe përftimi, që lidhen me shtampa shtegtuese nga një shekull në tjetrin. Autorja e këtij libri synon që përmes shqyrtimeve të karakterit gjuhësor-kritik dhe socio-gjuhësor të dëshmojë si identifikohen sot në Ballkan përmes gjuhëve popullore dhe ligjërimeve të tyre bashkësitë etnike, grupimet politike, brezat shoqërorë dhe madje edhe individualitetet e jetës publike: kryesisht politikanë, por edhe njerëz të letrave e të artit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.