Fonetika E Shqipes Standarde

Fonetika E Shqipes Standarde

B14521
Out-of-Stock
700 Lekë
Rami Memushaj
ISBN: 9789994317479
Publisher: Infbotues
Publication Year: 2015
Number of Pages: 296

Një nga drejtimet kryesore të kërkimeve gjuhësore shqiptare në etapën e tanishme është studimi gjithnjë e më i thellë i gjuhës standarde shqipe, me qëllim që të depërtohet më thellë në sistemin dhe nënsistemet e saj. Përmbushja e kësaj detyre kërkon që të kalohet nga hulumtimi i rrafsheve të gjuhës në shqyrtimin e hollësishëm të nënsistemeve të tyre përbërëse, duke i parë këto nënsisteme jo si të ngrirë e të veçuar nga njëri-tjetri, por në lidhje e bashkëveprim të ngushtë. Kjo monografi synon të japë një ndihmesë në këtë drejtim, krahas shumë studimeve që janë ndërmarrë nga katedrat e gjuhës shqipe të shkollave të larta dhe nga sektorët gjuhësorë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Objekt i saj janë ndërrimet morfologjike të fonemave në eptimin (trajtëformimin) e shqipes standarde, të para si një nënsistem i veçantë në sistemin e mjeteve gramatikore të shqipes. Ndërrimet e fonemave në shqipe hasen si në eptim, ashtu dhe në fjalëformim, por ne jemi kufizuar vetëm në të parat. Ndërrimet e fjalëformimit nuk janë prekur, pasi janë të pakta në numër e me funksione gramatikore të parëndësishme. Por edhe brenda trajtëformimit dukuritë e ngjashme në sistemin përemëror gjithashtu nuk janë shqyrtuar, pasi janë të izoluara e nuk paraqesin interes. Nëpërmjet analizës shteruese të materialit kemi pasur si qëllim të përcaktojmë peshën e ndërrimeve morfologjike në eptimin e shqipes standarde në përqasje me mjetet e tjera gramatikore të saj. Për këtë, ndërrimet janë parë në rrafshin sinkronik dhe kryesisht brenda sistemit të gjuhës standarde, e cila në këtë pikë i mbulon thuajse plotësisht sistemet dialektore. Megjithatë, janë përshkruar edhe ndërrimet dialektore që mungojnë në shqipen standarde.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.