Shqipja Qysh U Eshte Dukur

Shqipja Qysh U Eshte Dukur

B17809
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Xhevat Lloshi
ISBN: 9789928027962
Publisher: Albas
Publication Year: 2016
Number of Pages: 240

Prej shekujsh studiuesit kanë shtruar pyetjen e madhe: “kur është shkruar gjuha shqipe?” dhe janë përpjekur t’i japin asaj përgjigje, duke kërkuar dokumentim dhe duke shkuar kështu thellë e më thellë te rrënjët e kulturës së shkruar shqiptare. Megjithatë ka mbetur pa u shtruar një pyetje tjetër e qenësishme: “përse do të shkruhej shqipja?” pa një shtysë të fuqishme nuk mund të ndodhte ky akt, që është zanafilla e një jete të dytë, historike e pavdekësisë së një populli. Arkeologjia ka zbuluar kultura të lashta mijëravjeçare, por atje nuk ka pasur shkrim, nuk mund të thuhet me siguri se cilit popull i përkasin ato. Me shkrimin jo vetëm ndahet historia nga prehistoria e një populli, por edhe kjo histori bëhet e pashlyeshme. Përderisa sa pyetja “përse?” nuk është shtruar, as nuk kemi përpjekje të gjera e të hershme për t’i gjetur asaj përgjigje, ashtu si për pyetjen ‘Kur?”. Prandaj me aq sa është e mundur në këtë hap të parë, do të prek dy anë kryesore të pyetjes Përse?- shkruan profesor Xhevat Lloshi në librin e tij studimor, “Shqipja qysh u është dukur? Sa e ëmbël, sa e bukur!” Ky studim ndahet në dy pjesë: ‘Shqiptarët për shqipen’ dhe ‘Të huajt për shqipen’. Ky libër me përmbajtjen e tij është një dëshmi e ngulmët kundër atyre që shprehen se shqipja është e varfër, e papunuar, me shumë fjalë të huaja, e panormuar, e vështirë për disa, e kështu me radhë. Shqipja është një gjuhë si gjithë të tjerat dhe ne e duam atë ashtu si e do çdo popull gjuhën e vet shkruan profesor Xhevat Lloshi.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.