Vath Koreshi Prej Tregimit Te Romani

Vath Koreshi Prej Tregimit Te Romani

B19987
1.000 Lekë
Mariglena Meminaj
ISBN: 9789928440372
Publisher: Naimi
Publication Year: 2018
Number of Pages: 326

Ky studim që analizon "evoluimin e formave narrative në prozën e V. Koreshit" shkon përtej çdo qasjeje didaktike dhe u paraqitet studiuesve të letërsisë shqipe me një format kritik të avancuar për hir të rezultateve të arritura. Deri në momentin që flasim ka pasur ndër vite vlerësime të shkurtra, recensionë, analiza dhe diskutime për punët letrare të tij, por asnjëherë nuk ka pasur studime të dedikuara, të plota, gjithëpërfshirëse dhe me pretendime të larta shkencore. Në këtë kontekst, përtej modestisë, punimi i Mariglena Meminajt është i pari studim i nivelit doktoral për veprën letrare të V. Koreshit dhe me pretendime të guximshme për të hulumtuar korpusin e plotë letrar te tij. E veçantë e këtij studimi duket se është edhe trajtimi i konceptit të rifigurimit të kohës në romanet e Vath Koreshit, i cili sjell tipologjinë e romanit me karakter e konstrukt simbolik, të ndërtuar sidomos mbi bazën e larmisë së procedimeve kohore: aktivizimit të kohës së shkuar dyfishe (kohë dhe topik), përthyerjeve kohore, kohës si figurë të ligjërimit, koha psikike etj. Kjo monografi ka meritën që i rikthen vëmendjen një prej autorëve bashkudhëtarë të Brezit l960, Vath Koreshit, që për shumë arsye, por padrejtesisht, ka mbetur jashtë interesimeve të shkencës letrar.Prof. dr. Matteo Mandala

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.