Migjeni Dhe Shkrimet

Migjeni Dhe Shkrimet

B20687
1.500 Lekë
Shaban Sinani
ISBN: 9789928234353
Publisher: Naimi
Publication Year: 2019
Number of Pages: 336

Në librin e ri të prof. Shaban Sinanit është synuar të çlirohet vepra e Migjenit prej leximeve doktrinare, cilatdoqofshin ato; të rivendoset një marrëdhënie e pakushtëzuar midis saj dhe lexuesit; të kapërcehet shekulli i leximit të orientuar dhe të disiplinuar, duke e rinisur interpretimin aty ku u mbyll vepra e autorit, me kthimin tek burimi, te Migjeni i vetëmjaftueshëm. Leximet dhe interpretimet e projektuara, me fshehje e heshtje të pjesshme të të vërtetave letrare e jetësore, po aq sa dhe me shquarje e mbishquarje të tyre, u kanë sjellë dëme marrëdhënieve të veprës së autorit me lexuesit, dëme që shkojnë deri në deformim.
Nëse Jeronim de Rada qe ura e parë që ndërlidhi jo vetëm në kronologji romantizmin shqiptar me romantizmin europian, Migjeni është poeti i parë që i ndërroi hierarki nënsistemit letrar shqiptar, duke e lartësuar atë në një shkallë mbinacionale, në shkallën e një letërsie rajonale, siç qe letërsia sociale në Ballkan në vitet ‘30, e sinkronizuar me traktate, kode dhe poetikë. Migjeni ishte dhe do të mbetet përgjithnjë dukuri e letërsisë shqipe, por në të njëjtën kohë edhe pjesë e yllësisë së poetëve të letërsisë sociale në Ballkan: Miroslav Krleža, Srecko Kosovel, Radovan Zogovic, Esad Mekuli, Antun Simic, Koco Racin, Janis Ricos, Hristo Smirnenski, Miloš Crnjanski, Ðuro Sudeta dhe të tjerë.
Me Migjenin letërsia kombëtare shqiptare, për herë të parë, i kapërceu kufijtë; u bë pjesë e rrjedhave panballkanike dhe hapi rrugë për europeizimin dhe ndërkombëtarizimin e saj, dukuri që erdhën më vonë dhe nuk mund të kuptohen pa të. Migjeni është poeti që i kapërceu kufijtë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.