Simbolike Mitike E Krijimit

Simbolike Mitike E Krijimit

B21080
800 Lekë
Brikena Smajli
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2019
Number of Pages: 318

Miti është në veçanti një histori, rrëfim, të cilit i mjafton vetvetja; në mënyrën se si tregohet, në marrëdhënien që vendos me kohën, me ngjarjen, personazhet që përfshin në të. Gjuha simbolike e mitit vjen prej kësaj marrëdhënieje me kohën e gjithëkohshme. Për këtë, miti dhe gjuha e tij simbolike janë një nga modelet ideale të të rrëfyerit dhe të shkruarit që synon shkrimi letrar i të gjitha letërsive. Nëse në brendësi të librit kemi pyetje që kërkojnë të dinë, a ekziston në poezinë shqipe një vetëdije mbi krijimin si krijim apo dukuria, të cilën Kanti e përcakton si “kënaqësia pa interes”, apo më tej, a ekziston në poezinë shqipe zëri transcendental, këto njëherësh kërkojnë të dinë sa letërsia shqipe ka plazmuar në vetvete një poetikë mitike dhe një gjuhë simbolike. Miti i krijimit është në këtë rast zanafilla e gjithçkaje: e botës, e të përfytyruarit dhe gjuhës së këtij përfytyrimi.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.