Sita Estetike Mbi Estetikat E Artit Shqiptar

Sita Estetike Mbi Estetikat E Artit Shqiptar

B21122
1.000 Lekë
Stefan Capaliku
ISBN: 9789928237590
Publication Year: 2019
Number of Pages: 348

Kjo vepër është një shqyrtim i imtë i disa dukurive estetike jo vetëm nga letërsia, por edhe nga arti shqiptar në përgjithësi. Ajo është pjesë e një kërkimi të ditëpërditshëm mbi atë çfarë ndodh sot në artin tonë, mbi protagonistët e tij.
Mbas një eksperience të gjatë në fushën e estetikës, gjë që i ka dhënë atij një koleksion instrumentesh, autori ka nisur zbatimin e këtyre dijeve universale estetike në terrenin thuajse djerr të letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Libri paraqet interes edhe për imazhet e tij, të cilat janë të zgjedhura me kujdes dhe të pakonsumuara më parë, gjë që e bën atë më tërheqës.
Fatkeqësisht jemi mësuar që historia jonë e artit dhe e letërsisë, e kulturës në përgjithësi, të shkruhet pasi protagonistët të kenë vdekur, të jetë produkt kërkimesh arkivore… Nuk jemi mësuar ta shkruajmë historinë në kohën e vet, nuk e kemi pasur zakon t’i pyesim bashkëkohësit tanë, t’i intervistojmë, t’u hyjmë në studio, t’u futemi në proces, t’i bëjmë të shprehen lirisht mbi atë çka mendojnë rreth vetes dhe të tjerëve… Pikërisht këtë mangësi kërkon të plotësojë ky libër.
Ndërdisiplinariteti në metodikën e studimit të argumenteve letrare dhe artistike e bëjnë këtë botim të vlefshëm dhe gjerësisht të përdorshëm.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.