Skender Drini Dhe Bota Letrare

Skender Drini Dhe Bota Letrare

B21950
1.500 Lekë
Sadedin Limani
ISBN: 9789928461902
Publisher: Kumi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 520

Sa herë që të kaloni andej e të hyni në ato varreza dinjitoze të Shkodrës, aty ku dikur ka qenë një vresht gjigant që përfundonte diku aty në afërsi të rrethinave të Koplikut, merrni pak djathtas dhe përkuluni pak, nderojeni atë njeri të madh, që prehet nën dhe të shpatullave të maleve të Maranajt dhe Cukalit. Kujt i vjen dora për pikturë, t'i bëjë një portret dinjitoz, kujt i vjen dora për skulpture, le t'i bëjë një shtatore
dhe ta dhurojë për derdhje në bronz, kush ka para, të paguajë dy herë, një herë për shtatoren e bronztë dhe një herë për ta vënë diku në ndonjë tokë private, pa u merakosur, të jeni të bindur se vendi i tij është plotësisht i merituar në çdo cep të Globit, kush është poet, le t'i bëjë një poezi siç e meriton, kush ndjen frymëzim dhe vokacion muzike, t'i kompozojë një simfoni, kush është bahçevan apo lulishtar, t'i mbjellë te koka një trëndafil të bardhë, kush të jetë politikan, të devijojë rrugë, kush ndjehet më afër Zotit, të shkruajë një epitaf: "këtu prehet një gjeni i letrave shqipe” dhe të përshpirtë një lutje në çfarëdo gjuhe, ngado që të jetë dhe nga cilido religjion që vjen.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.