Naim Frasheri Dhe Letersia Perse

Naim Frasheri Dhe Letersia Perse

B22199
1.000 Lekë
Abdulla Rexhepi
ISBN: 9789928234551
Publisher: Naimi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 286

Naim Frashëri, poeti kombëtar i shqiptarëve, konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në formimin e identitetit dhe të vetëdijes shqiptare. Në monografinë më të re “Naim Frashëri dhe letërsia perse” të orientalistit A. Rexhepi krijimtaria letrare e Naimit vështrohet nga prizmi i letërsisë e kulturës perse, duke nxjerrë në pah shenjat dhe gjurmët e letërsisë perse në veprën e tij. Duke i evidentuar ndikimet perse, në fakt, ky studim shtjellon ndërkomunikimin kulturor të letërsisë e kulturës shqiptare edhe me një kulturë tjetër e letërsi të madhe botërore, siç është ajo perse, ndërkohë që njihet ndikimi i romantizmit evropian te Naimi vetë por edhe në krejt kulturën dhe letërsinë shqiptare. Sipas studiuesit nga Kosova, A. Hamiti, libri “Naim Frashëri dhe letërsia perse” provon se deri më tani “nuk i kemi njohur sa duhet të gjitha dimensionet letrare e kulturore të veprës së poetit tonë kombëtar. Pa asnjë hamendje mund të pohohet se libri i Abdulla Rexhepit ka plotësuar një zbrazëti të madhe në studimet naimiane dhe të albanologjisë”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.