Hyrje Ne Shkencen E Letersise

Hyrje Ne Shkencen E Letersise

B25125
1.000 Lekë
Jakov Xoxa
ISBN: 9789928806024
Publisher: Naimi
Publication Year: 2023
Number of Pages: 215

Ne veprimtarinë krijuese-mendore te Jakov Xoxes pjesa studimore është më pak e njohura. E shkruar ndër vite ne formen e teksteve shkollore, të leksioneve dhe botimeve universitare, përgjatë një dekade e gjysmë, ajo nuk u përfshi as ne dy botimet e veprés së plotë të tij. Pikerisht dy prej veprave më të rëndësishme studimore të tij, Hyrje në shkencën e letërsisë dhe Bazat e teorisë së letërsisë, botime universitare në Tiranë, ne Prishtinë e në Tetovë, që u shërbyen disa brezave për formim shkencor përgjate me shumë se dy dekadave, janë kthyer në rrallësi librore dhe tani është shansi i fundme për t'i shpëtuar përmes botimesh fototipike dhe për t'i rishtënë në qarkullim shkencor Nuk është e rastit që ftohja zyrtare me Jakov Xoxen ndodhi menjëherë pas shpalljes se reformes së vitit 1968 për arsimin, që theksoi ideologjizimin e programeve dhe teksteve shkollore dhe universitare. Mendimi teorik-letrar i J. Xoxes, ashtu si vepra e tij realiste, dilte jashtë formulimeve teorike, jashtë kanonizmave, jashte kufizimeve te tepruara, duke mbetur dëshmi se vepra të mëdha mund të krijohen edhe pa u mbytur në ujërat e novatorizmit me çdo kusht.Botimi i manualit teoriko-letrar Hyrje në shkencën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës në 1970 vjen si i përshtatur nga Jakov Xoxa, ribotim i variantit të Universitetit të Tiranës të 1967, me pak ndryshime të natyrës specifike. Ndonëse përgatitesi e paraqet si më sipër këtë tekst hyrës në shkencën e letersise, ilustrimi i koncepteve teorike permes autoreve te letersise shqipe lejon të nënkuptohet se vepra bart nje aks teorik dhe metodologjik te cilin studiuesi (dhe shkrimtari Jakov Xoxa) e sheh në perputhje me konceptin e tij për artin dhe letërsinë. Duke u ndalur vetem ne kete variant te vitit 1970, mund te pohojmë se konceptet që vijnë prej tij shenjojnë një ngjarje te rendesishme per specialistet e fushës së studimeve letrare, edhe pse periudha postkomuniste priret t'i anashkaloje fenomenet që takojnë periudhes se mëparshme pa një analizë në perspektive historike.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.