Todo Modo & Konteksti

Todo Modo & Konteksti

B05854
Out-of-Stock
750 Lekë
Leonardo Sciascia
ISBN: 9992747986
Publisher: Dituria
Publication Year: 2005
Number of Pages: 224

Në një vend të vetmuar, dikur ermitazh dhe më pas hotel, i drejtuar nga don Gaetanoja, prift erudit, mblidhen njerëz, që i përkasin parisë së vendit: prelatë të kishës, politikanë, industrialistë dhe financierë, të përfshirë në rrjetën e neveritshme të intrigave dhe të bashkëfajësisë. Por makineria e marrëveshjeve të fshehta ngec: dy vrasje të pashpjegueshme futin në mes rrëmujën dhe... policia ndodhet në zemër të ermitazhit. Romani Todo Modo (Me çdo mënyrë) është përshëndetur që në fillim si një nga kryeveprat e autorit dhe të letërsisë italiane, dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë. Prokurori Varga është gjetur i vrarë. Pas tij, gjatë një shëtitje vetmitare, gjen vdekjen gjykatësi Sanca. A janë këto vrasje të rastësishme apo pjesë të një përbetimi? Inspektori Rogas mendon se po, por sapo i fut hetimet në një rrugë të mbarë, ai transferohet... Në një galeri artesh, një mëngjes të zymtë, edhe ai e përfundon ciklin e jetës, bashkë me një politikan të së majtës. Me një qartësi të jashtëzakonshme, në një sfond të errët, vizatohet në këtë histori fizionomia e një pushteti, që “përherë e më shumë dhe pak nga pak, merr formën e errët të një zinxhiri marrëveshjesh të fshehta, që përafërsisht mund ta quajmë mafioz”, siç shprehet vetë autori. Romani Konteksti u botua më 1971 (por qe shkruar shumë më parë sesa të ndodhte vrasja e Skaliones, prokuror i Republikës).

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.