Njerezit E Krisur Te Dritero Agollit

Njerezit E Krisur Te Dritero Agollit

B12510
800 Lekë
Shaban Sinani
ISBN: 978992810132
Publisher: Naimi
Publication Year: 2012
Number of Pages: 216

“Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit”, nga prof. dr. Shaban Sinani, e merr krijimtarinë e Agollit prej gjenezës së saj, e inkuadron atë saktësisht në epokën përkatëse, e shikon atë së brendshmi përmes analizës së imët të tekstit e paratekstit (te romanet), e dimensionon atë në rrafshin historik-krahasues me vëzhgime të sakta kulturologjike e ndërktestuale, i ftillon me sukses rrethanat e mundshme të dimensionimit e të rileximit të këtij autori në rrjedhë të kohës.
Monografia e prof. Sh. Sinanit kushtuar krijimtarisë së pasur të D. Agollit, ndonëse rrok krejt veprën e një krijuesi të palodhur, nga poezitë dhe sprovat e para, deri te drama e tij të rigjetur, është homogjenizuar me një ligjërim të rrjedhshëm. “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit” është një libër i domosdoshëm për bibliotekat tona shkollore, për punonjësit mësimdhënës dhe nxënësit e arsimit parauniversitar, për studiuesit e angazhuar, në veçanti si dhe për kureshtarët e kultivuar të letërsisë shqipe përgjithësisht.
Kjo monografi i kushtohet një prej figurave më të njohura të letërsisë shqipe të gjysmëshekullit të fundit, Dritëro Agollit; figurë qendrore për shkak të krijimtarisë së tij që kap disa dhjetëvjeçarë, krijues i mirënjohur që njeh arritje kulmore thuajse në të gjitha llojet letrare ku është sprovuar, personalitet i spikatur për shkak të angazhimeve të tij të hapura publike.
Një nga studimet më të thelluar mbi romanin e Dritëro Agollit, ai i Shaban Sinanit, arrin të piketojë veçantitë kryesore të romanit “Arka e Djallit”. Si fenomen rrezatimi asimetrik, Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, - kur në fakt është shkruar romani, vitet ‘80, dhe në rrethanat e mungesës së saj, censurës, para lexuesve të viteve ‘90, kur u botua romani......
Në këtë studim, siç thamë, më i thelli dhe më gjithëpërfshirës ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe poetika narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike, përkatësisht heterogjenitetit të diskurseve, ngjashëm bie fjala edhe me kryeveprën botërore “Shpirtra të vdekur”, vë në pah prurjet që sjell hapja e tillë e poetikës romanore.
Ndërfutja e diskursit përsiatës, filozofik e metafizik, eseistik, e trashëgimisë shpirtërore gojore, e traditës së Orientit kulturor e shpirtëror, etj, pra, i padisiplinuar edhe nga perspektiva e ndërtekstualiteteve, përpos që sjell qasje narrative ndryshe në prozën shqipe, por, që është meritë e veçantë, e afron atë me prirjet bashkëkohore të romanit përgjithësisht...
Ndër konstatimet e mprehta, Shaban Sinani do të thotë edhe këtë për romanin “Arka e Djallit”: “është i lehtë për ta lexuar por i vështirë për ta analizuar”, me çfarë i parasheh atij jetë të gjatë të sigurt. Në fakt është fundi, përkatësisht pjesa e katërt e studimit që nxit, në mënyrë të pashmangshme përsiatje të veçanta. Shaban Sinani në fakt, duke pasur parasysh shumëzëshmërinë, vizionin e romanit, përfshihet nga një shqetësim i përhershëm: “Historia është e prirur për ta fshehur vetveten”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.