Arshi Pipa Njeriu Dhe Vepra

Arshi Pipa Njeriu Dhe Vepra

B13586
800 Lekë
Uran Kalakulla
ISBN: 9789995657383
Publisher: Plejad
Publication Year: 2010
Number of Pages: 378

Pjesë nga libri: Arshiu u lind në Shkodër në 28 korrik 1920. Kjo është datëlindja që njihte ai. Them kështu, sepse kam gjetur në regjistrin e gjendjes civi]e në Shkodèr, ate të vitit 1930 (nuk kishte regjistër me të vjeter), si datëlindje 13 shkurtin e po atij viti. Por kësi punesh në Shqipëri nuk janë fort të rralla....Ai ishte djalë i vetëm në krye të katër motrave te po një barku. Vëllanë me të madh gjashte vjet para tij, Muzaferin, i kishte të tillë nga babai. Kështu, ishte drita e syrit jo vetëm e prinderve, por edhe I motrave, të cilat gjithë jeten e kane adhuruar. Por kjo nuk do të thotë aspak se në familjen Pipa, per Muzaferin nuk ishte po e njejta gje. Aty nuk bëhej asnjë dallirn ndër dy djemtë e shtëpisë, si nga prindërit, ashtu edhe nga motrat. Jshte një familje me lidhje afektive shumë te theksuara, te pashlyeshme kurrë. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nënës se tyre, zonjes se mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e përkryer në të gjitha drejtimet, nènës së forte, të dhemshur aq edhe të drejtë den në shkallen e një modeli klasik. Fëmijë i mbarë, I shëndetshëm dhe I bukur, Arshiu ishte njëkohësisht edhe një "lojcak" I madh, si thonë në Shkodër, madjé edhe një "sherret", domethënë që nuk linte dy gure bashke. Perveç lojrave teper të guximshme me shokët e vet të lagjes, majat e pemeve të larta në oborrin e shtepise a ne kopesht, pusi i thelle dhe kulmi i çatise ishin vendet e preferuara te tij. Zakonisht femijet dhe adoleshientet çamaroke nuk I nenshtrohen disiplines dhe mësimeve të shkolles. Per pasojë, shpesh perpanimi në mësime ecen çale-çale. Por tek Arshiu ky fare rregulli s'kishte fare vend. Perkundrazi! Tek ai natyra e gjalle dhe dinamizmi I moshës se re harmonizohej qysh në fëmijëni mrekullisht me zellin e madh per shkollen, per rnesimin. Dhe faktet tregojnë se ai qe në kiasèn e pare e deri në mature dilte gjithnje i pari i klasës! Filloren e kreu tek shko]la e jezuitëve në Shkodrës, e në mos gaboj edhe në vitet e para të gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atëhere ishin me tetë e nënte klasë, den me vonë madjé, nè kohen e regjimit komunist. Vërtetë ishin te pakte këto gjimnaze para luftès Se Dyte Boterore në Shqiperi, porishin të saktë. Ejo vetëm gjimnazet (ai i Shkodrës, Tiranës, Korces etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Norrnalja e Tiranës (vetëm per vajza) dhe Shkolla Teknike Amenikane e Fullcit në Tiranë apo ajo e Kavàjës. Tek jezuitët Arshiu mori bazat e kultures klasike, me greqishten e vjetër e latinishten dhe per pasoje, kur shkoi të vazhdoje nè Gjimnazin shtetenor te Shkodres, qe quhej atehere Lice, si ai i Korçes dhe i Tiranes, kishte baza te forta per te dale i pari edhe ne dy gjuhet klasike qe permendem me lart.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.