Pyetje Ne Albanologji

Pyetje Ne Albanologji

B14512
1.000 Lekë
Shaban Sinani
ISBN: 9789928109552
Publisher: Naimi
Publication Year: 2013
Number of Pages: 320

Libri “Pyetje në albanologji”, merret me autoritete, argumente e probleme të hershme e të sotme të albanologjisë. Krahas identifikimit të imët të kontributeve të këtyre autoriteteve (A. Buda, Dora d’Istria, Hasan Ceka, De Rada, Lef Nosi, Mahir Domi, Qemal Haxhihasani, Shaban Demiraj, Tahir Dizdari, Vexhi Buhara, Matteo Mandalà, Maximilian Lambertz, Milan Šufflay etj.); krahas tezave e hipotezave të tyre për çështje të tilla, si origjina e kombit shqiptar, historia dhe gjuha e tij, eposi, folklori etj., autori, me modesti dhe me një stil elegant rigoroz, duke marrë shkas prej pikënisjes, ofron të dhëna, gërsheton njohuri ndërdisiplinore, hedh teza e hipoteza të reja, duke na bërë të kuptojmë jo vetëm zotësinë e tij, por duke zbuluar vlera të reja tek ata për të cilët shkruan.
Ndryshe nga disa grupe studiuesish, që nuk kanë shkruar qoftë dhe një rresht në nderim të personaliteteve të të njëjtit urdhër, ose të tillëve që kujtojnë se mund të mbingrihen duke mohuar e errësuar punën e para-ardhësve; apo të tjerëve ende, që, sipas shijes së pragmatikës ditore, duan të zh-vlerësojnë dijen dhe dijetarët për hesap të orientimit, ky libër i Shaban Sinanit dëshmon se albanologjia, ashtu si çdo degë tjetër shkence, nuk mund të ngrihet në një stad të ri pa njohuritë, dijet e kontributin e “të parëve”, të atyre që kanë kontribuar para nesh.
Nuk është e rastit që autori i librit ka përfshirë këtu edhe disa figura që ishin mënjanuar, si: Lef Nosi, Haxhi Shehreti i Delvinës, Dora d’Istria, Margaret Hasluck; apo të dhënat e zbuluara prej tij mbi kontin Junku të Krajës, një familje patronimike shqiptare, duke i vlerësuar si burime të dhënash me vlera të shumëfishta etnologjike, gjuhësore, folkloristike dhe historike. Libri i Shaban Sinanit “Pyetje në albanologji - autorë dhe teza”, ndonëse duket si kushtim një yllësie personalitetesh, në fakt, me dijen e pasur që ofron jo për jetën apo biografinë e njërit a tjetrit, por për shumë enigma dhe probleme të etnosit dhe eposit, historisë dhe gjuhës së shqiptarëve, mund të vlerësohet edhe si një enciklopedi albanologjike e autorit. Lexuesi që i ka dëgjuar apo dëgjon shpesh emra të tillë si A. Buda, Dora d’Istria, H. Ceka, De Rada, Lef Nosi, M. Domi, Q. Haxhihasani, Sh. Demiraj, T. Dizdari, V. Buhara, M. Mandalà, M. Lambertz apo Sufflay por kërkon të dijë më shumë dhe më saktë për kontributin e tyre në kulturën shqiptare mund ta ketë këtë libër si referencë serioze. Jo vetëm kaq, por mund të shohë se si tezat e hipotezat e tyre plotësohen e forcohen nga dijet e autorit të librit dhe të tjerëve që kanë punuar ndërkohë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.