Historia E Letersise Shqipe Ceshtje Te Hapura

Historia E Letersise Shqipe Ceshtje Te Hapura

B16227
1.500 Lekë
Shaban Sinani
ISBN: 9789928109880
Publisher: Naimi
Publication Year: 2015
Number of Pages: 320

Rishkrimi i historisë së letërsisë, si dhe i çfarëdo historie tjetër, është një proces i ligjshëm, sepse çdo brez ka të drejtë ta rishkruajë historinë. Gjatë dy dekadave të fundme brezi i ri i studiuesve ka arritur të shqiptojë refuzimin e historive tradicionale të letërsisë, të përkufizojë domosdoshmërinë e rishkrimit të saj, të penalizojë brezin e vjetër të studiuesve të letërsisë dhe shumë të tjera arritje, por ende pa e shprehur vullnetin e vet në një projekt ndryshe. Nëse është e mundshme një histori e re e letërsisë shqipe, që i tejkalon kufijtë e ngatërruar kohorë, politikë, metodologjikë dhe ideologjikë, si mund të hartohet ajo?! Në debatet shkencore e parashkencore për këtë çështje janë përshkruar të numërtuara si vështirësitë, ashtu dhe parimet; është shqiptuar pa dyshim urgjenca e hartimit të një teksti të ri të historisë së letërsisë; janë këmbyer replika për terma rastësorë (të shkruhet a të rishkruhet), janë këshilluar tejkalimet e subjektivizmave kalimtarë; janë propozuar kritere ndihmëse që lehtësojnë përfytyrimin e punës që duhet përballuar, por pa bërë dallime midis parimeve bazë dhe atyre dytësore; është diskutuar madje dhe se cili institucion (e cili jo) duhet ta hartojë këtë tekst. Por si të hartohet praktikisht një histori e re e letërsisë?!... Prof. dr. Shaban Sinani propozon formulën e tij për këtë problem përmes librit më të ri “Historia e letërsisë shqipe: çështje të hapura”, botimet “Naimi”, Tiranë 2015. ...Përzgjedhja në art dhe letërsi është e pamëshirshme dhe e tillë do të duhej të ishte dhe në historishkrimin letrar. Mirëpo një histori letërsie që do t’i lexonte zhvillimet, dukuritë dhe personalitetet letrare vetëm prej së larti, vetëm me kritere estetike, vetëm me njësinë e artit të fjalës më vete, duke përjashtuar tërësisht qëllimin, që do të thotë duke përjashtuar edhe një shkallë të arsyeshme pragmatizmi, për të vlerësuar bashkë me letërsinë edhe ato dukuri të jetës shpirtërore që kanë karakter ndërkulturor dhe që të paktën dhe për një kohë nuk shihen shenja të shprehjes së interesimit prej ndonjë disipline tjetër (histori e qytetërimit, e kulturës, e artit), mund të shpinte lehtësisht jo në një pasurim, por në zhvlerësim të asaj tradite që kemi dhe që nuk mund të krahasohet me të ngjashmen e popujve të tjerë. Funksionalisht një histori letërsie që do të shërbejë edhe si tekst mësimor-universitar, duke pasur jo vetëm funksionin njohës e vlerësues, por edhe atë mësimdhënës e didaktik, nuk i shpëton një farë qëllimësie apo pragmatizmi, që do të bëhej i rrezikshëm nëse do të zinte vendin e parimeve parësore. Historia e letërsisë shqipe në kuptimin terminologjik të fjalës paraprihet nga një traditë shkrimesh biblike-liturgjike në gjuhët e mëdha të komunikimit kishtar duke filluar prej shekullit VI; nis mirëfilli me një letërsi kishtare që lindi prej së dashunitë botësë sanë, me mitin e dashurisë për vendlindjen dhe kultin e gjuhës amtare, që po bdaretë e basthardhonetë; vijon me shmangie të nënkuptueshme prej një orientimi të përgjithshëm humanist europian dhe rikthehet në periudhën e Rilindjes kombëtare me mitin e origjinës, të lashtësisë, të autoktonisë, të vazhdimësisë; për t’i hapur shumë shpejt rrugë vetëdijes kritike të letërsisë së shekullit XX dhe për t’u kryqëzuar sërish në një mit që s’u realizua, në mitin e njeriut të ri; në përcjellje të të cilit shpërfaqet një shthurje e përgjithshme e sistemit, me anarki dhe konfuzion jo vetëm në rrjedhat letrare, por edhe në vetë gjykimin e letërsisë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.