Atlas I Shkruar I Kadarese

Atlas I Shkruar I Kadarese

B16407
500 Lekë
Ndricim Kulla
ISBN: 9789928183125
Publisher: Plejad
Publication Year: 2015
Number of Pages: 80

Pjesë nga libri: Në këndvështrimin artistik, synimi kryesor i këtij studimi mbetet që të evidentojë një dhunti të veçantë të Kadaresë në krahasim me shkrimtarët e tjerë të mëdhenj, aftësinë e tij për të bërë përshkrime të llojit fotografik dhe kinematografik të viseve, peisazheve, qyteteve, deri edhe ndërtesave të veçanta. Kur nisa punën për të gjetur fragmentet e përshkrimeve që më nevojiteshin për këtë studim, kisha mendimin se ato do t’ i gjeja më shumë në prozën e Kadaresë se në poezinë e tij. Është krijuar një përshtypje për veprën e Kadaresë se proza e tij është shumë më e rëndësishme se poezia e tij. Në përgjithësi kjo është e vërtetë, dhe vetë Kadareja e ka pohuar disa herë këtë gjë në mënyra të ndryshme, por në rastin e përshkrimeve për të cilat kam folur më lart, guxoj të them se nuk është tamam kështu. Nga këndvështrimi i tyre, poezia fiton një peshë në raport me prozën, që përndryshe nuk e ka, kuptohet pa humbur proza asgjë nga pesha e saj. Në një poemë të hershme, që është “Buzëqeshje mbi botë”, gjendet ky fragment ku përshkruhet bota në disa vargje të kursyera, në një mënyrë të figurshme, që dëshmon ndoshta më mirë se çdo gjë, për dhuntinë e veçantë të Kadaresë, për të qenë një shkrimtar botëpushtues.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.