Your cart
There are no more items in your cart
Ky roman ndërthur tekste nga Edukimi sentimental i Gustave Flaubert, nga Oblomovi i shkrimtarit rus Ivan Goncharov, ku shfaqet mishërim i njeriut të tepërt dhe të paaftë për të ndërmarrë veprime të rëndësishëme. Satori është vlerësuar nga kritika për pasurim të teknikave narrative. Hapja e librit me thënie të post-strukturalistëve si Roland Barthes e Jean-François Lyotard si dhe grupit post-rock Mogwai, ndihmon leximin e romanit, ku personazhi i vetëm i drejtohet vetes si Shoferi. Ky njeri i largohet qytetit dhe përgjegjësive shoqërore për të kryer një rrëfim.