Shqiperimi Si Art

Shqiperimi Si Art

B19602
850 Lekë
Holta Heba
ISBN: 9789928236456
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2018
Number of Pages: 254

"Ky punim, me tharm të mirëfilltë shkencor, përbën një arritje të rëndësishme në shkencat tona të komunikimit dhe na vjen si fryt i një pune të vazhdueshme kërkimore të autores mbi një objekt të formuluar qartë: mbi kuptimin e shkëmbimit të mesazheve midis “gjuhës burim” dhe “gjuhës shenjë”, që është vërtet tërësisht në dorën e përkthyesit, por që shërben njëkohësisht si “filtër” i një bashkëbisedimi të arrirë midis entiteteve etnike me gjuhë dhe kulturë të ndryshme. Autorja e ka konceptuar veprën e saj jo thjesht dhe vetëm me syrin e teknikave të përdorura për ta kuptuar veprën e La Fontenit në shqip, por ajo e vendos atë në kornizat e një analize më të gjerë sociale, duke iu referuar përmbajtjes dhe rëndësisë së fabulave si një përgjithësim i problematikës së shoqërisë franceze të shekullit XVII dhe, po ashtu, mënyrës se si i kanë “folur” ato me gjuhën e mendimtarit të madh realitetit dhe audiencave shqiptare në kohë të ndryshme kur vepra e tij u botua në shqip", Prof. Dr. Aleksandër Dhima.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.