Rutina Ditore E Praktikes Se Joges

Rutina Ditore E Praktikes Se Joges

B20896
Out-of-Stock
700 Lekë
Acharya Balkrishna
ISBN: 9789928291035
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2019
Number of Pages: 80

Jogarsi Suami Ramadeva Ji Maharaja i kuptoi këto probleme, udhëtoi shumë, jo vetëm nëpër vendin e tij amë, por në mbarë globin, promovoi, propagandoi dhe predikoi teknikat e thjeshta të jogës për mirëqënien e të gjithëve. Këto teknika nuk janë vetëm për aspektet shëndetësore, por edhe për largimin e ligësive që mbizotërojnë në shoqëri.
Suamiji promovoi këtë paketë joga që është një kombinim i ushtrimeve tradicionale fizike (Vyayama) dhe metodave tradicionale jogike (Asana, Pranayama etj.) dhe kështu siguroi ato përfitime që janë grumbulluar nga ushtrimet e lashta dhe teknikat joga në një vend kohor. Kjo është një punë unike që po kryhet nga Suamiji për mirëqenien e njerëzimit. Këto janë përpjekjet e tij të palodhura për të rivendosur frymën e Jogës, e cila kishte humbur diku. Libri aktual është një përpjekje për të ndihmuar njerëzit dhe praktikuesit për ta përdorur këtë libër si një Udhëzues për sesionet e tyre praktike.
Ky libër nuk është vetëm për ata që janë të përfshirë në rendin Jogik, por është po aq i rëndësishëm edhe për njerëzit në sektorin publik dhe privat. Udhëzimi i tij është me rëndësi të veçantë, sidomos për ata që punojnë në Polici, në Forcat Para Ushtarake, në personelin Para-mjekësor, si edhe punonjësit manual. Ky libër sugjeron një seancë praktikimi me kohëzgjatje të shkurtër prej 45 minutash në ditë, pjesë-pjesë, për të transformuar jetën. Këtu mund të përmendim edhe se zbatimi me besim i teknikave në këtë libër do t’ju ndihmojë jo vetëm fizikisht, por gjithashtu do të rrisë kapacitetin, aftësinë, tolerancën dhe zellin për të punuar pa ndonjë stres ose lodhje.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.